Të gjithë në grumbullim! Gennaro Gattuso, trajneri i ri i Napolit, ka marrë këtë vendim që në ditën e parë të punës në debutimin në Kastel Volturno. Stafi axurr ka lajmëruar strukturën që pret Napolin dhe do ta bëjë edhe të premten, përpara ndeshjes ndaj Parma. Një vendim i pritshëm, por jo edhe aq i parashikueshëm: me Ancelottin, në fakt, jo gjithmonë grumbullohej ekipi përpara një ndeshje në “San Paolo”.
Madje, pikërisht fjala grumbullim u bë shkak që palët të krijonin krisje mes tyre. Gattuso ka vendosur që të grumbullojë të gjithë për të parë humorin dhe për t’i dhënë mundësi të bisedojnë mes tyre 48 orë nga ndeshja vendimtare, pasi Napoli nuk fiton prej 7 ndeshjesh në kampionat.