Politika Gazeta franceze, 1927: Ahmet Zogu shpallet “Shpëtimtar i Kombit” nga Senati shqiptar

Gazeta franceze, 1927: Ahmet Zogu shpallet “Shpëtimtar i Kombit” nga Senati shqiptar

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të enjten e 15 dhjetorit 1927, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shpalljen “Shpëtimtar i Kombit” të Ahmet Zogut nga Senati shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqipëri

Nderim për Kryetarin e Shtetit

“Senati shqiptar miratoi, në mesin e brohoritjeve entuziaste, një ligj që i jep titullin “Shpëtimtar i Kombit” Presidentit të Republikës, Ahmet Zogut.

Ky projektligj ka për qëllim t’i shprehë mirënjohjen e thellë të kombit Kryetarit të Shtetit i cili, me patriotizmin e tij të qartë, përkushtimin dhe aktet e paçmuara të kryera në rrethana kur Shqipëria gjendej në një situatë kritike, ka konsoliduar Shtetin dhe e ka ngritur atë në sytë e botës, duke e renditur kështu në vendin e merituar.”

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania