Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 16 prillit 1930, në ballinë, një shkrim në lidhje me votimin njëzëri të ligjit të reformës agrare dhe krijimit të një banke bujqësore asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Reforma agrare në Shqipëri
“E mbledhur në seancë të jashtëzakonshme, Dhoma votoi njëzëri ligjin e reformës agrare dhe krijimin e një banke bujqësore.
Disa oratorë, në mes të një audiencë të madhe, folën për veprën historike të mjeshtrit të madh të Shqipërisë, mbretit Zog.
Një telegram mbretëror i dërguar me këtë rast Dhomës, u duartrokit furishëm.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania