Gazeta serbe ‘Blic’ i është gëzuar vendimit të administratës së kryetarit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e ndihmave humanitare, përcjell konica.al
Në një artikull qendror, kjo e përditshme shkruan se Shtetet e Bashkuara kanë programin më të madh të ndihmave në botë, me një buxhet prej 50 miliardë dollarë në vit.
Shtetet më të mëdha përfituese, sipas artikullit, janë Afganstani me 1 miliard dollarë në vit, Jordani me 632.4 milionë dollarë e pas saj, Etiopia me 512.6 milionë.
Në vijim, ‘Blic’ saktëson se Kosova është përfituesja më e madhe e ndihmave amerikane në Ballkan, duke iu referuar shifrave të vitit 2016, kur Kosova përfitoi 30 milionë dollarë.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Serbia ka përfituar vitin e kaluar 8.51 milionë dollarë nga ndihma amerikane, Shqipëria 8.16 milionë dollarë, Bosnja 12.4 milionë, etj.
‘Blic’, më tej, sjell vlerësimin e politikanit gjerman, Zibo Jensen, sipas të cilit, zvogëlimi i ndihmës amerikane do t’ia lërë Ballkanin në duar Putinit dhe Rusisë.