Chris Cuomo është gazetari i CNN dhe vëllai i Gurvernatorit të New Yorkut i cili u infektua me koronavirus. Eksperiencën e tij e ndau me të gjithë duke treguar se sekreti dhe shërimi nga ky virus nuk është ilaçi, por vullneti dhe përkushtimi.
Në një video për CNN, ai thotë: “Kam mësuar nga ky virus. Kam gjetur sekretin për ta mposhtur. Nuk është ilaçi, a ndonjë substancë, por është vullneti dhe përkushtimi. Ky virus do që ne të përulemi, do që ne ta marrim. Unë e kam kaluar këtë”
Gazetari tregon momentin kur u shfaqën simptomat: “Ishte e premte. Nuk e bëra emisionin atë natë. Ndihesha i mbaruar. U mbulova nga djersët. Dhe 12 orë më vonë u ndjeva po njësoj. Nuk fjeta për asnjë moment. Ju betohem… isha qull në djersë dhe i frikësuar.
Një doktor që më merr në telefon më pyeti për simptomat që kisha. Ai është ekspert pulmonar. Ai më pyeti nëse mund të ngrihesha: Unë i thashë që Po, mund të ngrihem. Ok ngrihu, më tha ai dhe më pyeti nëse mund të drejtoja trupin.
Por këtë nuk e bëra dot. Më pyeti nëse mundem të mbaj frymëmarrjen për 10 sekonda, por i thashë që me shumë mundësi jo, ai ngulmoi dhe më tha ta provoj.
Ai kishte parë grafinë time dhe virusi ishte në mushkëri. Më tha se duhet të luftoj, të vishem mirë, të pi lëngje, të përdor Tylenol dhe të qëndroj i fortë. Duhet të ulja temperaturën me ço mënyrë.
Kur infektoheni do e ndjeni shqetësimin në kraharor: Të bën të ndihesh shumë i vogël. Kjo është ajo që e përkufizon këtë virus. Virusi përfiton nga dobësia që ke. Na do të jemi pasivë, të shtrirë dhe të mos bëjmë asgjë. Por duhet të bëni çdo gjë.
Unë ngrihem në këmbë, lëviz marr frymë. E di që e kam në mushkëri këtë virus por nuk do e humbas këtë luftë. Nuk do ja bëj këtë gjë gruas dhe fëmijëve të mi, por dhe gjithë atyre që më duan. Unë vendosa: Nuk do të shkoj në spital për diçka që dua ta shmang dhe do që do ta luftoj”.
Gjendja e tij që atëherë është përmirësuar.