Gazetari i Ora News, Trashgim Sokolaj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tregoi me detaje se si ndodhi grabitja mbrëmjen e 12 janar në banesën e një biznesmeni në Shkozet të Durrësit.
Sokolaj: Një grabitje e ngjashme ndodhi edhe në ditët e fundit të muajit dhjetor kur u morën paratë e Drejtorisë së Transportit Rrugor. Ishte një ngjarje që nuk pati dhunë.
Rasti i biznesmenit është më problematik sepse të paktën nga ato pak të dhëna nga policia, tregon se është një ngjarje komplekse dhe e planifikuar. Ditën e ngjarjes ka dalë nga banesa me të shoqen dhe djalin.
Në momentin që është rikthyer në banesë duke hapur portën e jashtme, personat i kanë vënë pistoletën në kokë në prani të djalit dhe bashkëshortes.
I kanë futur në banesë, i kanë lidhur. Kanë kontrolluar dhe kanë gjetur 10 800 euro. Bizhuteri nuk kanë arritur të gjejnë. Kanë lënë dy bashkëshortët të lidhu dhe kanë marrë djalin.
Sigurisht ka pasur dhunë. Në momentin që kanë dalë në rrugë, kanë liruar djalin. Ai është kthyer në banesë dhe ka zgjidhur prindërit. Biznesmeni ka një kompani që bën transport ndërkombëtar mallrash me kamionë.
Kjo ngjarje tregon, se mënyra ose matja e punës së policisë është me mënyrën se si reagohet. Autorët kanë marrë djalin e biznesmenit dhe pastaj janë zhdukur.