Nga Mark Oliver*
“Ne duam vajzat geisha!”. Në vitin 1945, britmat çanë ajrin e natës në Japoninë e pushtuar nga amerikanët. Ajo doli nga goja e ushtarëve të dehur amerikanë, të dendur mirë me sake të ngrohtë, dhe nga përpjekjet e tyre të ngathëta për të shqiptuar ndonjë fjalë në japonisht.
Ata e dinin se geishat nuk ishin asgjë më shumë se sa prostituta. Qëkur amerikanët kishin zbarkuar në Japoni, gratë që kishin shitur trupat e tyre tek ushtarët amerikanë, e kishin quajtur veten “vajzat geisha”.
Pas viteve të luftës, njerëzit ishin të dëshpëruar për çdo punë që mund të paguhej. Dhe nëse një grua ishte e gatshme të hiqte dorë nga trupi i saj, ushtarët amerikanë ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga paratë e tyre. Natyrisht, ushtarakët amerikanë nuk e dinin se çfarë ishin realisht geishat.
Ata nuk e dinin se punëtoret e seksit që ngjyenin fytyrën me bojë të bardhë, nuk kishin të bënin aspak me traditën shekullore japoneze të artistëve krenarë, që ishin geishat e vërteta. Dhe si prostitutat ashtu edhe klientët e tyre, nuk e kishin idenë se duke e shfrytëzuar këtë traditë, ata po e shkatërronin atë.
Por historia e vërtetë e geishave në Japoni, është shumë më e pasur dhe më komplekse sesa kanë menduar ata që e kanë shfrytëzuar. Pavarësisht se si e shohin shumica e njerëzve këtë term, termi “geisha” nuk do të thotë “prostitutë”, por “artistë”. Kur geisha e parë moderne, u shfaq në qytetet e mëdha të Japonisë në shekullin XVII, ato nuk i shisnin trupat e tyre për seks. Ato ishin artiste –dhe ata ishin edhe burra.
Këta burra ishin valltarë, këngëtarë dhe muzikantë. Ata ishin artistë, por jo plotësisht të ndarë nga punonjësit e seksit. Ata do të ngrinin dyqane brenda shtëpive, dhe do të argëtonin klientët të cilët ishin duke pritur për radhën e tyre me kurtizanet më të shtrenjta (oiran). Rreth fillimit të shekullit XIX-të, gratë filluan të merrnin rolin e tyre, dhe këto geisha femra kryesisht nuk flinin me klientët e tyre. Detyra e tyre, ishte të argëtonin burrat që prisnin oiran-in.
Nëse ata flinin me klientët e tyre, do t’i merrnin biznesin punëdhënësit të tyre. Kështu që këto gra nuk zgjodhën të mos i shisnin trupat e tyre – ato ishin rreptësisht të ndaluara ta bënin këtë.
Për të qenë të sinqertë, disa geisha (si dhe disa gra që thjesht e quanin veten me këtë emër, pavarësisht nëse ishte e vërtetë apo jo) i shitnin trupat e tyre, dhe linjat midis artistit dhe prostitutës ishin të paqarta në kohë.
Trajnimi i një geishe, mund të fillonte që kur ajo ishte 6-vjeçe. Ajo pastaj do të kalonte 5 ose më shumë vjet trajnime, duke e kaluar pjesën më të madhe në një shtëpi stërvitore (okiya), ku do të kujdeset për dhomën dhe furnizimet e saj. Për të paguar borxhin, geisha e re mundej të punonte në atë shtëpi për pjesën më të madhe të jetës së saj.
Trajnuesit quheshin maiko, dhe do të kalonin vite duke u mësuar vajzave se si të luanin instrumente muzikore, apo të visheshin. Ata do t’u mësonin valle të ndërlikuara, në të cilat lëvizja më e vogël ishte e mbushur me një thellësi të madhe simbolike. Dhe mbi të gjitha, ata do të mësonin se si të ndriçonin një dhomë.
Për më tepër, këto gra duhet të përfaqësonin kulmin e feminitetit. Ato do të mësonin të ecnin me hijeshinë më të madhe, teksa ishin zbukuruar me një kimono. Ato do të mësonin se si t’i kënaqnin njerëzit duke i tërhequr me pamjen misterioze dhe magjepsëse. Dhe ato do të mësonin të shkruanin poezi dhe këngë të bukura melankolike.
Në tërësi, trajnimi i tyre zgjaste shumë vite, dhe nuk do të përfundonte asnjëherë. Edhe kur një grua ishte e stërvitur plotësisht dhe po i afrohej moshës së thyer, pritej që ajo të kalonte orë të tëra, duke praktikuar çdo ditë muzikën dhe artet.
Sidoqoftë, bota artistike e geishave, nuk qëndroi përgjithmonë e ndarë nga ajo e prostitucionit. Kurtizanet filluan kopjimin e disa prej aspekteve kryesore të veshjes, sjelljes, aftësisë për të argëtuar, dhe gjëra të ngjashme. Dhe kjo sepse për shumë nga burrat që vizitonin shtëpitë publike, geisha ishte një pjesë e madhe e tërheqjes po aq sa vetë prostituta.
Prandaj, disa prostituta kështu filluan të vishen si geisha, duke luajtur muzikë dhe duke kënduar për klientët e tyre, me shpresën se do t’u ofronin burrave një version më të lirë të asaj që ata mund të gëzonin brenda pallateve të shtrenjta të kënaqësisë së qyteteve të mëdha, ku punonin geishat e vërteta.
Kur ushtarët amerikanë pushtuan Japoninë pas humbjes së kësaj të fundit në Luftën e Dytë Botërore, kuptimi i fjalës geisha ndryshoi përgjithmonë. Prostitutat që kishin imituar geisha, i vunë në shënjestër ushtarët, të veshura me kostume të përpunuara, dhe ofruan pak më shumë se sa trupat e tyre.
Për ushtarët e vetmuar rreth 5.000 kilometra larg shtëpisë, joshja nga një trupi i ngrohtë për të ndarë një shtrat, ishte e vështirë për t’i rezistuar. Qindra mijëra gra japoneze, po bënin para duke fjetur me ushtarët amerikanë, shumë prej të cilave duke luajtur imazhin e “geisha girl”, si një mënyrë për të joshur burrat.
Shumë shpejt, për pjesën më të madhe të botës perëndimore, fjala geisha ishte e padallueshme nga fjala prostitutë. Sot kanë mbetur vetëm një grusht geishash. Totali i vlerësuar në Japoni u ul nga rreth 80.000, në vetëm disa mijëra gjatë rrjedhës së shekullit XX-të.
Por për ato pak që mbeten, profesioni i tyre është kthyer në pastërtinë relative të para luftës, dhe ka pak ose aspak të bëjë me prostitucionin. Shtëpitë e çajit të geishave moderne, janë vende të argëtimit, shoqërimit dhe kënaqësive të arteve. Por geisha e fundit po vdesin.
“Artet dhe kultura tradicionale, kushtojnë shumë para për t’u ruajtur”- tha një geisha në vitin 2017, që lufton të mbajë gjallë biznesin e saj. Sot, shumë biznese të tilla mezi janë fitimprurëse. Por ato që mbeten gjallë, e bëjnë këtë për shkak të grave që e kanë një pasion për këtë punë.