Autoritetet kineze kanë marrë masa jashtëzakonisht të ashpra pas pandemisë së koronavirusit. Shteti aziatik ishte i pari që u përball me këtë krizë pasi është vendi ku shpërtheu Covid-19.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se autoritetet atje kanë dënuar një burrë me 18 muaj burg pasi gënjeu për udhëtimin në Itali të veriut. 29-vjeçari udhëtoi nga Pekini në Milano më 1 Mars dhe u kthye pas 6 ditësh sipas ministrit të Sigurisë Publike në Kinë.
Pas kësaj ai udhëtoi në banesën e tij me tren. Policia lokale gjeti historinë e tij të udhëtimit dhe më 11 Mars u akuza për pengim të parandalimit të sëmundjeve infektive.
Ai u konfirmua me koronavirus dhe më shumë se 40 kontaktet të tij të ngushta u vendosën në karantinë.
Kina ka shënuar një ulje të madhe të infektimeve në vend, por problem mbeten personat që vijnë nga jashtë. Tashmë janë këta persona që po rrisin numrin e infektimeve në vend, pasi në nivel lokal në Kinë nuk ka më pothuajse asnjë rast.