Netflix ka bërë publike për herë të parë imazhet me pamje të George Clooney-t nga drama e ardhshme hapësinore, postapokaliptike, The Sky Midnight.
Clooney luan dhe drejton përshtatjen e romanit të mirënjohur të Lily Brooks-Dalton, të 2016-s, “Good Morning, Midnight”, me protagonistë Felicity Jones, David Oyelowo, Kyle Chandler, Demián Bichir dhe Tiffany Boone.
Drama ndjek në kohë një ekuipazh të NASA-s, në 2049-n, i cili ka zbuluar një hënë të banueshme përreth Jupiterit. Ndërsa dalin nga një blackout i komunikimit, astronautët mësojnë se Toka ka pësuar një katastrofë globale.
Clooney luan një shkencëtar të vetmuar që ndodhet në Artik, me emrin Augustine, i cili kërkon me dëshpërim të ndalojë Sully-n (Jones) dhe astronautët e tjerë, të kthehen në Tokë.
Në një nga imazhet Clooney paraqitet një me një mjekër të dendur, teksa shihet në rol i menduar nga pasqyrimi në një dritare.