Georgina Rodriguez festoi dje 26 vjetorin e lindjes dhe për këtë motiv postoi në rrjetet sociale një foto familjare me fëmijët dhe Cristiano Ronaldo, të cilin e quan në titull si “bashkëshortin e saj”
“Nuk mund të kërkoj më shumë nga jeta. Vetëm më shumë shëndet për mua dhe familjen time. Ju falënderoj të gjithëve për urimet, lulet dhe dashurinë e tregua. Dhe falënderoj bashkëshortin tim që më ka dhënë gjithçka”, shkruan bukuroshja përkrah fotos.
Pasi e kaloi ditën në Sanremo, së bashku me Amadeus, për provat e festivalit italian të muzikës, Georgina u përfshi nga emocionet dhe publikoi një seri fotosh të tjera për ditën e saj të veçantë.
Edhe CR7 nuk mund të ndahej nga festimet e ditëlindjes së bashkëshortes së tij duke bërë një dedikim shumë të ëmbël për të.
“Urime e dashura ime! Të uroj një ditë të bukur! Je një grua fantastike dhe një nënë e shkëlqyer për fëmijët tanë. Të dua shumë e dashur!” shkruan sulmuesi i Juventus.
Dhe duke u nisur nga këto dedikime në rrjetet sociale kanë nisur dhe reagimet e ndjekësve të cilët i kanë pyetur në komente nëse çifti janë martuar me të vërtetë në verë. Por çfarë rëndësie ka kjo? Rëndësi ka dashuria!