Bota Si një komedi romantike e keqe: Çifti në garë politike kundër njëri-tjetrit

Si një komedi romantike e keqe: Çifti në garë politike kundër njëri-tjetrit

Për votuesit e zgjedhjeve në Irlandë, kjo situatë i ngjason një komedie romantike të bërë keqazi, por Hollywood-i s’ka dorë këtu. Të paktën akoma.

Holly Cairns, një kandidate Social-Demokrate, garon kundër partnerit të saj, Christopher O’Sullivan, kandidat i Fianna Fail për të përfaqësuar zonën elektorale të Cork South-West.

“Shkojmë shumë me njëri-tjetrin, por për sa i përket politikës, jo dhe aq”, tha Cairns për gazetën irlandeze, Echo. “Të gjitha lejohen në luftë dhe dashuri. Jam gati.”

Cairns u zgjodh vjet si anëtare e këshilli e kontesë Cork për Social Demokratët, një parti e vogël dhe e majtë. O’Sullivan fitoi gjithashtu për Fianna Fail, një parti e qendrës. Ai u bë kryetar i këshillit.

Edhe pse ishin të lidhur, partitë respektive i përzgjodhën për të garuar për të përfaqësuar Cork South-West.

“Edhe pse e dija që mund të garonim kundër njëri-tjetrit, tani që ndodhi më duket sikur jam në një komedi romantike të bërë keqazi”, tha Cairns për Echo.

O’Sullivan nuk ka pranuar të intervistohet. Cairns gjithashtu refuzoi të flasë për garën, por u fokusua te reforma shëndetësore.

Kjo histori mund të përfundojë vërtet si një film. Zona elektorale ka nevojë për tre përfaqësues dhe mund të fitojnë të dy.

Burimi: The Guardian