Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot që të pranojë në proces familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit.
Kanë qenë disa familjarë të viktimave, por edhe të plagosur nga ajo ngjarje e vitit 2009, që i kërkuan trupës gjykuese të ishin palë në këtë proces.
Gjykata e pranoi këtë kërkesë të tyre dhe vendosi që ata të jenë pjesë e procesit. Familjarët e viktimave, por edhe të plagosurit, do të mund të mësojnë për kohën se kur do të thirren si palë në proces në faqen online të GJKKO ose në listat e shpallura pranë godinës së GJKKO.
Avokati i familjes Durdaj, që ka ndjekur prej fillimit procesin gjyqësor për “Gërdecin” dhe ka këmbëngulur për të qenë palë në çështje, tha se janë të gëzuar për këtë vendim.
Seanca e radhës për “Gërdecin” do të mbahet më 22 Qershor në orën 14:00.
Në tragjedinë e Gërdecit në vitin 2009 humbën jetën 26 persona.