Ashtu siç ishte paralajmëruar, Getoar Selimi publikoi sot klipin e ri “Amante”.
Protagonistja kryesore, Klaudia Pepa, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me prezencën e saj në klip, që në momentet e para kur u mësua se do të jetë pjesë e tij.
Dhe sigurisht, sot të gjithë i kishim sytë të kërcimi sensual i Klaudias, por edhe shumë profesionist.
Bukuroshja shqiptare shfaqej e veshur me një xhaketë të zezë, ndërsa poshtë saj, kishte vetëm të brendshme në po të njëjtën ngjyrë.
Thuajse në të gjithë klipin Klaudia ishte protagonistja e vetme, ndërsa vetëm në minutën e fundit ajo shfaqej para reperit dhe zhvishej para syve të tij, për të kërcyer më pas pranë Getoarit.