I krijuar nga shkrimtari amerikan i romaneve vizatimorë, Elzie Crisler Segar dhe i sjellë në skenë nga Dave dhe Max Fleischer, ai u shfaq për herë të parë pikërisht më 17 janar 1929, pak ditë pasi ishte shfaqur një tjetër mit, thënë ndryshe ”Tin Tin”-i dhe, që nga ai moment suksesi i tij nuk u shua kurrë, aq sa gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar u bë më i dashur nga miushi Topolino.
Sot, Popaj apo ndryshe ”Braccio di Ferro” (”Krahu i hekurt”), me atë çibukun e përhershëm në gojë, me syrin pak të shtrembër nën kapelen e marinarit, me tatuazhin mbi krahun muskuloz, me kutinë me spinaq gjithmonë i gatshëm për ta ngrënë që të përballej me të Keqin, me të fejuarën e gjatë dhe të hollë Olivia, mbush 90 vjeç dhe, që në kontaktin e parë me publikun e pushtoi atë për të mos e lënë më kurrë.
Me rastin e 90-vjetorit ka dalë një tjetër serial i quajtur ”Popeye’s Cartoon Club” (”Klubi animator i Popajt”), që është një kapitull i ri vizatimor për King Features, i titulluar ”Popeye’s Island Adventures” (Aventurat në ishull të Popajt), dhe i kushtohet më të vegjëlve, pasi këtu Krahu i Hekurt është më i ri, me një balluke në flokët bjond dhe më i paparashikueshëm.
Ai respekton mjedisin duke mos përdorur më kutitë me spinaq, por duke e kultivuar mbi çatinë e shtëpisë së tij. Më bindës është evolucioni i Olivias, e cila është më e pavarur dhe që ia arrin t’ia dalë edhe e vetme!