Giorgia Meloni është tashmë zyrtarisht kryeministrja e parë grua e Italisë. Ajo ka marrë sot mandatin nga Presidenti Sergio Mattarella.
Nesër në orën 10 do të betohet edhe qeveria e re. Bie në sy se Matteo Salvini, veç ministër i Infrastrukturës do të jetë edhe zëvendëskryeministër, gjithashtu dhe Tajani zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm
Lista e qeverisë:
Antonio Tajani, Ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër
Matteo Salvini, ministër i Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministër
Matteo Piantedosi, Ministër i Brendshëm
Guido Crosetto, Ministër i Mbrojtjes
Daniela Santanchè, Ministre e Turizmit
Anna Maria Bernini, Ministre e Universitetit
Giuseppe Valditara, Ministër i Arsimit dhe Meritave
Francesco Lollobrigida, Ministër i Bujqësisë
Andrea Abodi, Ministër për Sportin dhe Rininë
Giancarlo Giorgetti, Ministër i Ekonomisë
Adolfo Urso, Ministër i Zhvillimit Ekonomik
Alessandra Locatelli, Ministre për Aftësinë e Kufizuar
Carlo Nordio, Ministër i Drejtësisë
Nello Musumeci, Ministër për Detin dhe Jugun
Gennaro Sangiuliano, Ministër i Kulturës
Maria Elisabetta Alberti Casellati, Ministre për Reformat
Paolo Zangrillo, Ministër i Mjedisit
Raffaele Fitto, Ministër e Çështjeve Europiane