Kryesore Gjashtë ambasadorë takim 75 minuta me Bashën në selinë e PD

Gjashtë ambasadorë takim 75 minuta me Bashën në selinë e PD

Ambasadorët e vendeve të BE dhe ambasadorja e SHBA, kanë shkuar sot në selinë e Partisë Demokratike dhe kanë zhvilluar një takim Lulzim Bashën dhe nënkryetarët e Partisë Demokratike.

Në selinë blu kanë shkuar, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, si dhe diplomatët e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Takimi vjen një ditë pas tensioneve të shënuara në selinë blu, ku ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij hynë në selinë e PD ku zhvilluan një mbledhje me komisionin e rithemelimit, të votuar gjatë kuvendit të 11 dhjetorit.

Berisha tha se u mor vendim për të organizuar një referendum të anëtarësisë së partisë për largimin e Lulzim Bashës nga partia.

Ish-kryeministri ngriti akuza se brenda selisë të Partisë Demokratike ka persona të armatosur që kanë kërcënuar anëtarët e Forumit Rinor.

Nga ana tjetër kryetari i PD, Lulzim Basha u tregua i ashpër me fjalët  e tij ndaj Berishës, duke e quajtur ish-komunist që po bën gjithçka që të mbrojë interesat e veta edhe në kurriz të partisë.