Ndjesia e të ftohtit, dridhja e shpeshtë, dhimbja e muskujve, dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe humbja e shijes ose erës janë gjashtë simptoma të reja të mundshme të koronavirusit, të cituara nga ekspertët në Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Lista e simptomave deri më tani ka qenë ethe, kollë dhe gulçim, sipas USA Today.
Në rast të gulçimit, dhimbje të vazhdueshme, ndjenjë e presionit në gjoks, ënjtje të buzëve ose fytyrës, konfuzion ose paaftësi për t’u zgjuar, njerëzit me këto simptoma këshillohen të kërkojnë kujdes mjekësor menjëherë, thuhet nga gazeta.
Kohët e fundit, simptoma të tjera të tilla si dispepsi dhe njolla të kaltërta ose vjollcë në gishtërinj, janë lidhur me COVID-19, sipas USA Today.
Gazeta shtoi se disa mjekë madje thonë se virusi mund të shkaktojë një goditje të papritur te pacientët në të tridhjetat apo dyzetat e tyre për shkak të problemeve të koagulimit të gjakut.