Ndërsa është ulur numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, është rritur numri i rasteve të reja.
Viktimat- Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19; Mjeku 73-vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç, raportoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Rastet e reja- Janë kryer 2,682 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 574 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
214 raste në Tiranë, 41 raste në Lezhë, 23 raste në Elbasan, 21 raste në Lushnje, 19 raste në Fier, 18 raste në Durrës, 17 raste në Vlorë, Mat, Sarandë, 15 raste në Kurbin dhe Berat, 14 raste në Korçë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Krujë, 9 raste në Gjirokastër, 7 raste në Has, 6 raste në Shkodër, Pukë, Pogradec, Delvinë, Skrapar, 5 raste në Librazhd, Tepelenë, Peqin, Cërrik, 4 raste në Mirditë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Vorë, Patos, 3 raste Rrogozhinë, Kamëz, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Memaliaj, Klos, Gramsh, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Vau- Dejës, Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë.
Situata në spitale– Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.