Extra Shuhet stilisti i famshëm Pierre Cardin

Shuhet stilisti i famshëm Pierre Cardin

Stilisti i njohur italiano-francez, Pierre Cardin, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij, e cila nuk ka dhënë detaje të tjera për shkaqet e vdekjes.

Pierre Cardin ishte një stilist francez i natyralizuar, i lindur në Itali.

Cardin la gjurmë në modën e viteve 1960 dhe ’70 me modelet futuriste dhe stilin e tij avangardë.

Stilisti preferonte forma dhe motive të ndryshme gjeometrike, shpesh duke injoruar siluetën femërore dhe duke përparuar në modën unisex.

Ai themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 1950 dhe prezantoi fustanin e famshëm “me flluska” në 1954, për të mos e ndalur më ndikimin e tij.