Rekord të infektuarish me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë infektuar 489 persona, nga 1954 testime ditore që u bënë. Numri në total i të infektuarve ka shkuar në 23.210.
Për fat të keq, 6 persona nuk mundën të fitonin betejën me sëmundjen dhe ndërruan jetë si pasojë e koronavirusit.
Të shtruar në spitale janë 350 pacientë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 165 persona.
Numri i rasteve aktive ka shkuar në 10 800 persona ku gati 50% gjenden vetëm në Tiranë. Deri tani Shqipëria numëron 549 viktima nga koronavirusi.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë, 28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier, 18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë, 11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë, 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.