Bota Biden një hap larg Shtëpisë së Bardhë, CNN: Trump nuk do t’...

Biden një hap larg Shtëpisë së Bardhë, CNN: Trump nuk do t’ ia lejojë fitoren

Joe Biden ka arritur një përparësi të lehtë në Pensilvani, shtet i cili i duhet Donald Trump për t’u rizgjedhur.

Disa shtete kyçe kanë kaluar në krahun e Demokratëve gjatë mesnatës, duke përfshirë dhe qarkun Erie që ka votuar për Trump në 2016.

Biden po kryeson me 5.594 vota pas numërimit të fletëvotimeve në Filadelfia.

Trump ishte në përparësi me rreth 18 mijë vota përpara se të përditësoheshin shifrat e fundit.

Në Pensilvani, kur janë numëruar 99% e votave, Biden ka kaluar për herë të parë në avantazh. Aktualisht, ka 5587 vota më shumë sesa Trump, i cili nuk ka ndërmend që të pranojë fitoren e kundërshtarit të tij.

CNN citon burime nga Shtëpia e Bardhë që kanë konfirmuar se Trump nuk do të pranojë rezultatin edhe nëse humbet në një nga shtetet që janë ende në diskutim, hipotezë kjo që do t‘ia shuante shpresat për të arritur 270 vota elektorale.

Stafi elektoral i Trump ka ngritur një sërë padish, duke përfshirë dhe Filadelfian, me pretendimin se mbikëqyrësit e zgjedhjeve nuk janë lejuar që të ishin pranë mjaftueshëm sa për të mbikëqyrur procesin.