Shëndet Gjembi i bekuar nga Shën Mëria, bima shëruese e mëlçisë që ne...

Gjembi i bekuar nga Shën Mëria, bima shëruese e mëlçisë që ne e tallim (legjenda e mrekullueshme)

Ne i themi gjemb gomari (Silybum marianum) dhe kujtojmë se ky emërtim është vënë si ofendues, për shkak se është një bimë e përbuzur nga fermerët. POR, e vërteta është krejt ndryshe dhe do të mund ta mësoni në vijim, pasi gazeta “Super Shëndeti” po ju sjell për herë të parë në shqip, legjendën e kësaj bime

GJEMB “GOMARI”, BIMA E BEKUAR NGA SHËN MËRIA

Kjo është legjenda që ekspertët bimorë ndërkombëtarë kanë publikuar rreth bimës së gjemb gomarit, duke na mahnitur jo vetëm nga historia, por edhe rëndësia mjekuese që ka kjo bimë.

Tregohet se Shën Mëria rrugës drejt Egjiptit ndaloi për të ushqyer me gji Jezusin foshnjë.

Ajo u ul pranë një luleje të madhe gjembaçe dhe një pikë qumësht i ra nga gjiri e njomi një gjethe.

Nga ai moment ajo bimë u bë e bekuar dhe u quajt “gjembi i Marias”.

Fakti është se për shekuj Silybum marianum u përdor për të përmirësuar fluksin e qumështit te nënat që ushqenin me gji.

Dhe, duke qenë se kjo bimë shtonte jashtë mase qumështin e gjirit, pra sikurse gomaricat, atëherë u quajt në gjuhën popullore “gjëmb gomari”, por ky emërtim nuk është aspak në kontekstin negativ sikurse mund të keni menduar.

Përkundrazi, gjemb gomari apo gjembi i Marias është një bimë e bekuar, pasi nga farat e tij përveçse shtojnë qumështin te lehonat, mbi të gjitha janë kuruese për sëmundjet e mëlçisë, përfshirë hepatitet, për problemet e tëmthit, për tretjen, e shumë sëmundje të tjera.

– Gjithashtu gjembi i Marias ka gjetur përdorim si antidot për helmin e gjarpërinjve dhe si kurë për “melankolinë” (Gerard, 1597).

BIMA SHËRUESE E MËLÇISË

Andrea Mattioli në shek XVI e këshillonte përdorimin e gjemb gomarit për mëlçinë dhe duket se pati të drejtë që atëherë.

Në fakt sipas dëshmive moderne shkencore, mëlçia duket se është organi kryesor i cili ka përfitimet më të mëdha nga gjemb gomari.

Farat e bimës përmbajnë një substancë të hidhur, esencë, flavona dhe amina biogjene, si dhe tiraminë histaminë, silibinë.

Këta elementë kanë aftësi të përmirësojnë punën e mëlçisë dhe përdoren edhe në cerozë. Është provuar se kjo bimë është e efekshme edhe kundër të gjitha dëmtimeve parenkimatoze të mëlçisë, ku frytet jepet si mjet ndihmës krahas dietës së përshtatshme dhe kimioterapisë.

– Gjembi i Marias ka veti gjithashtu të rrisë sasinë e lëngjeve të sekretuara nga tëmthi, të shkarkojë gurët në tmëth dhe ta rigjenerojë këtë organ, të ulë temperaturën e lartë, përdoret si koleretik, kolagog dhe sedativ në sëmundjen e të verdhit, etj. Nga jashtë përdoret për mjekimet e majasëllit, në ngërçe të venave etj.

PËRGATITJA

Mund të merret në formë pluhuri që e gjeni të gatshëm në farmaci ose dyqane bimore, duke konsumuar 4-5 herë në ditë, nga 1 lugë me fara të bluara.

Mund të merret në formë çaji, ku 5 gr fryte të copëtuara, dmth fara gjembgomari përvëlohen në 100 – 200 ml ujë që zien, mbulohet me kapak, lihet në qetësi për 15 minuta, kullohet dhe pihet.

Merren 2-3 doza të tilla në ditë.

DISA KËSHILLA

-Për të ulur temperaturën e lartë pini një gotë me çajin e gjembgomarit.

Lëngu i përftuar nga farat e bimës këshillohet të pihet 3 herë në ditë.

-Farat duhet të ruhen në vende të thata dhe e ruajnë efektin për dy vjet.

-Pjesët kurative duhet të mblidhen pak kohë përpara pjekjes së plotë të frutit.

-Gjembi duhet të thahet në hije dhe më pas të shkriftohet për përftimin e farave.

-Këshillohet që lëngu të pihet tri herë në ditë, për të dhënë rezultate.

-Në vende të thata këto fara ruhen deri në dy vjet.

Kur dhe si mblidhen farat e gjembit

Periudha e mbledhjes së kësaj luleje është vera e vonë, ndërsa përbërësit aktivë janë një grup flavoliganesh të quajtur në kompleksitetin e tyre silimarina.

Këto ushtrojnë aktivitet mbrojtës të mëlçisë përballë agjentëve të shumtë toksikë (si alkooli, kërpudhat helmuese) dhe rigjenerues për qelizat hepatike.

Siç thotë proverbi nuk është flori gjithçka që shkëlqen dhe duhet shmangur mbledhja e kësaj luleje veçanërisht në zonat në afërsi të rrugëve dhe trafikut intensiv.

Këto fara ruhen deri në 2 vjet, por në vende të thata.