Dy turistet e raportuara të humbura dje në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic.
Dy femrat, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura dje pasi që nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një kohë.
Ato ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi, ndërsa makina e tyre ishte gjetur në Plavë.
Dy turistet kanë thënë se nuk kanë pasur internet, edhe se nuk e kanë ditur se dikush po i kërkonte