Diamanti i dytë më i madh i paprerë në histori është zbuluar në një minierë në Botsvana nga një kompani minerare kanadeze.
Diamanti 1.758 karat, i cili është më i madh se një top tenisi dhe peshon afër 352 gr, u zbulua vetëm tre vjet pasi bëri një zbulim të veçantë rekord në 2015.
Kompania “Lucara Diamond Cor”, luftoi për të shitur diamantin, “Lesedi La Rona” 1.109 karat, në një ankand të qershorit 2016.
Ai u ble përfundimisht për 53 milionë dollarë nga tregtari britanik Graff Diamonds pothuajse dy vjet më vonë.
Sipas Forbes nga ky diamant u prenë 67 gurë të çmuar.
Pas gjetjes së fundit, aksionet e Lucaras u rritën deri në 11.4% në vetëm 2 muaj.