Një automjet është gjetur i djegur në pranë Bypassit dhe dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së 35-vjeçarit Besnik Hida.
35-vjeçari Hida u vra teksa ishte pirë kafe në tarracën e një lokali. Sipas policisë ishin dy autorë të cilët kryen ekzekutimin dhe më pas u larguan me shpejtësi me makinë nëpër rrugicat e lagjes.
Hida është një biznesmen në fushën e grumbullimit të makinave të përdorura.
Pistat e hetimit- Hetimet për vrasjen janë përqënduar tek përplasje e mëparshme mes bandave të Lushnjës. Por nuk përjashtohen për momentin as konfliktet në biznes.
Viktima është daja i Zamir Latifit i vrarë dy vjet më parë në një atentat, për të cilin dyshohet Laert Haxhiu.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Po ashtu për zbardhjen e ngjarjes është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.