Është gjetur i pajetë një 53-vjeçar shqiptar i zhdukur prej më shumë se një muaji në Greqi.
Mediat greke raportojnë se trupi i pajetë që u gjet në det nga roja bregdetare në portin e Ermoupolit pak ditë më parë është identifikuar si Shkëlqim Hysi nga një i afërm i tij.
53-vjeçari shqiptar u nis në ishullin Kos për të punuar në 15 prill, por nuk mbërriti dot aty.
Sipas të njëjtave burime rojet bregdetare gjetën trupin në dekompozim të avancuar në det në 8 maj dhe me ndihmën e zhytësve bënë të mundur nxjerrjen e tij.
Autopsia e trupit të shqiptarit do zbulojë më shumë detaje rreth vdekjes së tij dhe hedhjes së trupit në det. Të enjten pritet të kryhet autopsia e trupit të viktimës në Shërbimin Mjekësor të Pireut.