Sport Spektakël në tribuna, por dhe në fushë: Derbi i kryeqytetit mbyllet në...

Spektakël në tribuna, por dhe në fushë: Derbi i kryeqytetit mbyllet në barazim, gara për titull mbetet e hapur

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani është mbyllur në barazim 1-1 pas një ndeshje të mbushur me emocione të shumta në “Air Albania”, e cila në fund afroi bardheblutë më shumë me titullin kampion.

Në një atmosferë të zjarrtë të ofruar nga dy tifozeritë, të cilat kishin mbushur thuajse plot stadiumin, Partizani ishte i pari që kaloi në avantazh me anë të Da Silva-s në minutën e 53-të.

Kur gjithçka dukej se po shkonte në favorin e “Demave të Kuq”, Ardit Deliu realizoi një kryevepër. Ai goditi nga një distancë e madhe dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë kështu Tiranës një pikë tejet të rëndësishme nga ky derbi.

Me këtë barazim, Tirana ruan avantazhin me dy pikë nga Partizani i vendit të dytë dhe tashmë ka për të luajtur edhe 3 finale të tjera, të cilat do t’i siguronin titullin e radhës.