Ndihmës anestezisti i një spitali privat u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë. Burime zyrtare të policisë thonë se 46-vjeçari me iniciale M.A., u gjet pa shenja jete në hollin e spitalit, rreth orës 08:35.
Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, megjithatë paraprakisht policia thotë se dyshohet që 46-vjeçari të humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Megjithatë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.