Extra Moderatorja: Jam shumë e varfër që të bëj pushime në Shqipëri

Moderatorja: Jam shumë e varfër që të bëj pushime në Shqipëri

Ish-konkurrentja e “Përputhen” në top Channel, Ina Kollçaku ka folur lidhur me pushimet e saj të verës në jug të vendit.

E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Ina ka treguar se çmimet në Shqipëri janë shumë më të larta se jashtë, ndërkohë që shërbimi nuk ka të krahasuar.

Në intervistën e saj, ajo ka treguar edhe një rast, ku për vetëm 3 pjata me pasta kishte paguar 95 mijë lekë të vjetra.

“Isha në Jug. Shërbimi dhe çmimet janë tmerrësisht të shtrenjta.

Shumë herë më lirë të shkon të hash në një restorant me 2-3 yje sesa në një barake në Dhërmi.

Unë e kam deklaruar se jam shumë e varfër që të bëj pushime në Shqipëri.

Për tre pasta kemi paguar 95 mijë lekë të vjetra. Nuk lashë bakshish. Shërbimi ishte i keq, ishte shumë shtrenjtë, nuk lashë bakshish.

Për çfarë arsye…? Çmimet ishin katastrofale.

Jashtë më shkon shumë herë më lirë, me 4 ditë në jug i bën 2 javë bashkë pushime jashtë shtetit”, u shpreh ajo.