Është gjetur i pajetë një doganier i Doganës së Qafë Botës në dhomën e një hoteli në Sarandë.
Viktima është një 63-vjeçar, i cili kishte humbur kontaktet me të afërmit prej 4 ditësh.
Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e një sulmi në zemër, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.