Në Alaska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), është gjetur letër brenda një shishe të shkruar para 50 vitesh nga një oficer detar rus. Tyler Ivanoff në qytetin Shishmaref përderisa kërkonte dru zjarri, ka gjetur letër brenda një shishe.
Ai duke theksuar se kur e ka parë se shkrimi në këtë letër është në rusisht dhe nuk mund ta lexojë e ka postuar në rrjetet sociale, tha se me anë të shokëve të tij që dinë rusisht kanë zbuluar se letra është shkruar më 20 qershor 1969 nga një oficer rus Anatoly Botsanenko.
Ndërkohë kanali shtetëror televiziv i Rusisë, “Russia-1”, ka kontaktuar personin që e ka shkruar letrën, Botsanenko.Ai në fillim ka qenë në dyshim se kjo letër është e atij por pasi që e ka pa nënshkrimin ka besuar, raporton Anadolu Agency (AA). Botsanenko në kohën kur e ka shkruar letrën ka qenë 36 vjeçar dhe ka punuar në anijen e quajtur Sulak.