Një familje me katër pjesëtarë u gjet në tregun e mishit Vuhan, zona nga ku nisi epidemia e koronavirusit, që tashmë është përhapur në të gjithë botën.
Ata kishin fshehur pikërisht në qendrën e “ciklonit”.
Të katër u zbuluan ditët e fundit, mbi dy muaj pasi u mbyll tregu (i urdhëruar në fillim të janarit) nga një ekip shëndetësor përgjegjës për kryerjen e një dezinfektimi të ri të zonës së mbyllur.
Ata i janë nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe nuk janë të infektuar. Sidoqoftë, ata u karantinuan në një hotel. Familja përbëhet nga burri, gruaja, një fëmijë dhe gjyshi.
Lajmi u dha nga mediat kineze.
Gazeta “Ylli i Kuq” (që boton foton e mësipërm) raporton se të katër refuzuan të shpjegojnë pse kishin vendosur të qëndrojnë në vendin që të gjithë banorët e globit e shohin sot si origjinën e të gjitha sëmundjeve.
Është konfirmuar se familja në fjalë janë tregtarë që shesin mish dhe peshk.