Pothuajse dy vjet pas zhdukjes së tij, u gjetën mbetjet e Ivan Klyucharev, 30 vjeç, iluzionisti rus, i quajt me nofkën “Harry Houdini”. Rrethanat e vdekjes së tij janë misterioze, por një kamera e gjetur pranë skeletit mund të ndihmojë hetuesit. Ivan u gjet në pyll, me pranga në një pemë 80 milje nga Moska.
I riu mund të ketë provuar një truk të ri sepse pesë pako me pranga, tre zinxhirë metali dhe gjashtë jastëk u gjetën gjithashtu në vendin e ngjarjes. Përpjekja për të përsëritur veprat e Houdinit dhe për të filmuar veten kur ai lirohej nga zinxhirët do të përfundonte në tragjedi, por hipoteza e lojës erotike apo e vrasjes nuk përjashtohet nga hetimet e policisë.
Sipas raporteve të Daily Mail, dora e majtë e të riut ishte e lidhur me prangat në një zinxhir të lidhur rreth një peme. Trupi u zbulua nga një burrë, Eduard Karpov, i cili ishte në pyll: “Pashë kafkën ende të mbuluar me një xhup dhe skeleti i tij ishte i mbuluar me gjethe. Ai ishte në listën e personave të zhdukur. Është vërtetuar se njeriu ishte anëtar i një komuniteti që praktikonte aftësitë e mbijetesës në kushte ekstreme. Analiza ligjore u urdhërua për të përcaktuar shkaktarin e saktë të vdekjes”, thanë hetuesit. Ivan Klyucharev vdiq në maj 2017