Çdo grua dhe vajzë dëshiron të ketë një marrëdhënie të lumtur dhe shpesh herë gratë në martesë marrin rolin “e mashkullit”, aq sa sakrifikojnë lumturinë në emër të dashurisë.
Por, që të keni një marrëdhënie sa më pozitive dhe të keni harmoni në çift, ka një listë gjërash që ju nuk duhet t`i bëni për mashkullin që doni:Mos u përpiqni të zgjidhni të gjitha problemet e tij
Pasi do të përfundoni në një marrëdhënie varësie dhe me partner të paaftë për të marrë përgjegjësi për veprimet e tij.
Mos i bëni dhurata të shtrenjta gjatë gjithë kohës
Veçanërisht kur ai nuk mundet që t’ju blejë dhurata të tilla. Nëse veproni kështu do ta bëni të ndihet inferior.
Mos tregoni keqardhje për të
Një grua e mençur e mbështet dhe e frymëzon burrin e saj për arritjet e tij. Dhe kjo me të vërtetë është një nga sekretet e një marrëdhënie të lumtur.
Mos i thoni: “Të thashë që do të ndodhte kështu”
Edhe nëse jeni 100 % të saktë nuk ka asgjë më provokuese se sa t’i thoni partnerit: “A nuk të thashë!
Të heqësh dorë nga jeta personale dhe karriera
Vetëm sepse një grua e ka gjetur dashurinë e jetës së saj , nuk do të thotë se ajo duhet të heqë dorë nga miqtë dhe karriera.
Të ndryshosh paraqitjen
Është krejtësisht e natyrshme për një grua që të duket bukur, për njeriun e zemrës. Por, në qoftë se , njeriu pranë jush ju bën presion për të ndryshuar pamjen në mënyrë drastike, ju nuk keni nevojë për atë.