Prodhuesi i makinave luksoze gjermane Daimler është afër marrëveshjes me Geely Automobile Holdings Ltd të Kinës për t’i shitur gjysmën e aksioneve të saj të markës Smart, sipas Financial Times.
Shitja e aksioneve të Smart do të konfirmohet përpara ekspozitës së automobilave të Shangait në prill, sipas prestigjozes londineze.
Vitin e kaluar, kompania kineze rriti pjesën e saj në Damiler në gati 10 përqind, duke investuar rreth nëntë miliardë dollarë në kompaninë gjermane.
Kjo e ka bërë atë aksionerin më të madh në Daimler, kujton Reuters.