Aktualitet Gjermani, shqiptari hero ndihmon fëmijët e aksidentuar në autobusin e shkollës

Gjermani, shqiptari hero ndihmon fëmijët e aksidentuar në autobusin e shkollës

Një 47-vjeçar shqiptar është bërë hero, pasi ka shpëtuar fëmijët në një autobus shkolle. Sipas medias gjermane nwzonline.de, Avni Mehana i cili jeton refugjat në Butjadingen së bashku me djalin e tij ishin në autobus dhe ai ishte i vetmi i rritur përveç shoferit.

Avni Mehana ka thyer dritaren dhe i ka ndihmuar fëmijët të shpëtojnë, ndërsa uji kishte filluar të hynte në autobus, shkruan nwzonline.de.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin ndërmjet Langëarden dhe Ruhëarden, ku një autobus me 15 nxënës të shkollare fillore ka pësuar aksident, si pasojë e erës. Sipas policisë, fatmirësisht askush nuk është lënduar, por fëmijët janë tronditur, shkruan nëzonline.de

Sipas policisë 47-vjeçari shqiptar pësoi disa lëndime gjatë operacionit dhe kishte sjellje shembullore. Sipas punëdhënësit të tij, Meent Brunken ai duhet të deportohet nga Gjermania dhe ka qenë rrugës për autoritet e huaja.

Pas aksidentit fëmijët janë shoqëruar nga prindërit e tyre, ndërsa për të nxjerrë autobusin nga vendi i ngjarjes është dashur rreth tre orë.