Bundestagu gjerman ka votuar pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.
Me 350 vota pro, 188 kundër ka votuar në favor të Shqipërisë për hapjen e negociatave.
Ndërkohë këtë të enjte është miratuar me shumicë votash çelja e negociatave për Maqedoninë e Veriut.
Në një mesazh të rrjetet sociale, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se “Bundestagu Gjerman ka votuar mbrëmjen e sotme në favor të hapjen se negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Tetor.”
Edhe komisioneri europian për zgjerimin, Johannes Hahn, mirëpriti vendimin e Bundestagut gjerman në favor të hapjes së negociatave.
Më 18 Tetor, vendet e BE do të votojnë në Parlamentin Europian nëse Shqipërisë do t’i hapen negociatat.