Gjermania regjistroi për herë të parë të dielën numrin e pacientëve të rikuperuar nga Covid-19 që është më i lartë se i të infektuarve.
Instituti Robert Koch raportoi 60.200 rikuperime që nga e diela, në krahasim me 57.606 infeksione aktuale, duke rritur shpresën se masat e vendit për të luftuar shpërthimin e koronavirusit ishin duke dhënë fryt.
Instituti regjistroi gjithsej 120.479 raste të koronavirusit deri më tani, përfshirë ata që u shëruan dhe ata që humbën jetën nga virusi.
Numri i të vdekurve në vend arriti në 2.673, me 129 vdekje të reja të raportuara nga autoritetet lokale shëndetësore që nga mëngjesi i së dielës.
Gjermania ka numrin e pestë më të lartë të infeksioneve të raportuara COVID-19 në botë, duke u renditur pas SHBA-së, Spanjës, Italisë e Francë. Por numri i tij i vdekjeve mbetet shumë më i ulët se vendet e tjera të goditura fort.
Përveç testimit të gjerë të koronavirusit, Gjermania gjithashtu ka rritur ndjeshëm numrin e shtretërve të kujdesit intensiv nga 28,000 në gati 40,000 brenda dy javësh.