Komuniteti ndërkombëtar përkujtoi 80-vjetorin e fillimit të Luftës II Botërore me Gjermaninë, që, nëpërmjet nivelit më të lartë dhe me anë të fjalëve shumë të qarta ka kërkuar sërish ndjesë për konfliktin e shpërthyer në Poloni, kur ishte një diktaturë naziste, ndërkohë që tani përulet përpara miliona viktimave të luftës.
Gjatë ceremonive përkujtimore, që u zhvilluar në tri faza në Poloni, me ceremoninë qendrore në Varshavë, mbizotëroi një shpirt pajtimi, i favorizuar nga dekada të tëra paqeje në kontinent, por nuk munguan të dalin në pah edhe aludime të polakëve, në lidhje me riparimet miliarda dollarëshe të luftës, që duhet të paguajë ende Gjermania si edhe mungesa e ftesës ndaj dy pasuesve të historisë së kaluar dhe të sotme.
Njëri është Vladimir Putini, presidenti i Rusisë, trashëgimtare e BRSS-së që, së bashku me nazistët, ndau Poloninë dhe që, edhe në ceremoninë e djeshme, u akuzua nga presidenti polak, Andrzej Duda, për prirje imperialiste.
Tjetri është Donald Tusk, që ishte ftuar vetëm si ish-kryeministër polak dhe jo si presidenti i Këshillit të atij Bashkimi Evropian, ndaj të cilit qeveria polake distancohet shpesh. Për mungesën e personalitetit të tretë, ajo e presidentit amerikan Donald Trump, u bë shkak vetëm uragani Dorian. Ai u zëvendësua nga zëvendësi i tij Mike Pence.
”Përulem para viktimave të sulmit në Vilun. Përulem para viktimave polake të diktaturës gjermane dhe kërkoj falje”, tha, duke e përsëritur edhe në polonisht, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, gjatë një ceremonie në qytetin polak, ku, më 1 shtator 1939, rreth orës 04:40, Gjermania naziste kreu një bombardim duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe që shënjoi fillimin e konfliktit botëror.
“Konflikti më i madh dhe i zymtë në historinë e njerëzimit, me mbi 55 milionë të vdekur dhe dëme materiale e morale, haraçi i dhimbshëm i të cilave paguhet ende nga bota e sotme”, kujtoi presidentja e senatit, Elisabeta Kazelati, e pranishme në Varshavë, si përfaqësuese e Italisë.
Nga Westerplatte, gadishulli në Balltik, shënjestruar atë ditë nga një anije gjermane, kryeministri polak Mateusz Morawieskiu evokoi çështjen e dëmshpërblimeve.
”Lufta nuk i vuri flakën vetëm shtëpive polake, por vrau edhe shpresën e Polonisë dhe, për këtë arsye, duhet të flasim për ato dëme dhe duhet të kërkojmë dëmshpërblime”, deklaroi ai.
Komisioni parlamentar polak do të bëjë një përllogaritje të re të dëmeve dhe mediet flasin se do të jetë rreth 800 miliardë euro.
Por, Berlini mbetet i palëkundur në pozicionin e tij, sipas të cilit kompensimet e luftës ndaj Polonisë janë përjashtuar në bazë të një marrëveshjeje midis ish-BRSS dhe Gjermanisë Lindore të viteve ’50, për të parandaluar, gjithashtu, që të kërkojnë dëmshpërblime edhe vende të tjera si Greqia.
Nga Gjermania vjen oferta për ngritjen e një përkujtimoreje: kryetari i parlamentit gjerman, Wolfgang Schaeuble, rikujtoi se ideja për ngritjen e një memoriali në Berlin, edhe për viktimat polake të Gjermanisë naziste, ka marrë mbështetjen e më shumë se 200 deputetëve dhe shpresohet të arrihet një maxhorancë prej 335 deputetësh.
Nga Rodolfo Calo/Ansa