Ai sapo ka hyrë sot në Parlament, gjëja e parë që ka bërë ka qenë ky veprim që shihni në foto. Edi Rama ka shtrënguar dorën me Ilir Metën dhe më pas ka shkuar drejt foltores për të mbajtur fjalmin e zakonshëm.
Ka qenë ky një gjest aspak spontan për këdo që e ndjek politikën edhe si amator, jo më si sy i kujdesshëm. Një mesazh i Kryeministrit për mediat dhe kamerat të cilat e kanë fokusuar këtë dhënie dore si një çast politik.
Rama dhe aleati i tij Meta para dy netësh darkuan në Kryeministri, ku edhe siç u kuptua dje nga deklaratat koalicioni, të paktën për momentin, nuk ka shenja për tu ndarë./tiranapost