Sport Gjiganti i futbollit grek solidarizohet me Shqipërinë

Gjiganti i futbollit grek solidarizohet me Shqipërinë

SUPERLEAGUE / ÐÁÏÊ - ËÁÑÉÓÁ (ÖÙÔÏÃÑÁÖÉÁ: MOTION TEAM)

“Të gjithë për të bërë një botë më të mirë”.

Kjo është moto e kampionëve në fuqi të Greqisë, PAOK që ka nisur fushatën për të mbledhur fonde dhe t’i dërguar në ndihmë për të prekurit në Shqipërisë, pas goditjeve të njëpasnjëshme të tërmetit.

“Le të punojmë së bashku për të mbështetur përpjekjet e Paok Toumba për të forcuar të prekurit e Shqipërisë! Sepse së bashku ne mund ta bëjmë botën pak më mirë …” shkruan gjiganti grek.

Shoqata Toumba ka nisur mbledhjen e ushqimeve, veshmbathjeve dhe këpucëve për t’i dërguar të premten drejt Shqipërisë.