Berat Gjimshiti, jo vetëm një futbollist rëndësishëm për Shqipërinë, por edhe një karakter për t’u marrë shembull.
Momenti erdhi, trajneri dha se, nëse ka një lojtar që e meriton, jeni ju…
Besoj se të gjithë e kemi merituar. Nuk e fus veten para ekipit. Shpresoj që nuk do të bëhem kurrë ashtu. Falënderimi i shkon gjithë ekipit, stafit, FSHF-së, tifozëve. I kemi më të mirët në botë, në Moldavi kishin ardhur shumë për të na përkrahur. Fitore e gjithë Shqiptarisë.
Do të bëjmë më mirë se në vitin 2016?
Cilësitë dhe mundësitë i kemi. Ndoshta sot nuk ishte ndeshja më e mirë, por presioni ishte shumë i lartë. Do të bëjmë shumë mirë në Gjermani, por kemi kohë të mendojmë. Të festojmë pak, të luajmë ndeshjen e radhës dhe të marrim vendim e parë, sepse e meritojmë.
Mundësia është gjithmonë aty, nëse ke diçka për të ëndërruar, gjithmonë është e mundshme në jetë. Ky është mentaliteti im. Duhet të kemi besimin, shëndetin. Sigurisht që duhet edhe pak fat. Si grup dhe individë jemi shumë mirë.
Keni preferencë në short?
Nuk e kam menduar fare. Gjëja më e rëndësishme ishte kualifikimi, ka kohë akoma për të menduar për shortin.
***
Berisha: Rrugëtimi sapo ka nisur, të nderojmë fanellën kuqezi në Gjermani
Etrit Berisha nuk i fsheh emocionet që për herë të dytë do të ketë mundësi të mbrojë portën kuqezi në një Kampionat Europian, teksa mes festës, paralajmëron surpriza edhe në Gjermani.
Si ndjeheni që do të luani një tjetër Europian?
Me të vërtetë një ndjenjë fantastike Kemi bërë një rrugëtim shumë të gjatë dhe të mundimshëm, por ia ka vlejtur gjithçka. I uroj të gjithë çunat dhe të gjithë shqiptarët, pasi kemi bërë diçka fantastike.
E kishit menduar një tjetër Europian?
Absolutisht që po. Gjithmonë kemi bërë maksimumin dhe këtë herë ia dolëm. Rrugëtimi sapo ka filluar dhe tani do të mendomë për Europianin e Gjermanisë.
Cili ka qenë Europiani më i vështirë për t’u arritur?
Sigurisht që ai i pari ishte më i vështirë, pasi kishim një grup shumë të fortë dhe ishte shumë më e mundimshme për të shënuar gol. Tani kemi pasur lojtarë shumë cilësorë individualisht dhe ekipi mori zemër, ndaj e bëmë më të thjeshtë. E kemi siguruar një ndeshje para fundit dhe është më e bukur.
Cili është sekreti?
Me siguri që sekreti është grupi. Kemi një grup shumë të mirë në aspektin kolektiv dhe individual, por edhe një trajner që di të menaxhojë shumë mirë grupin. Kemi menaxhuar mirë çdo situatë dhe ia kemi dalë.