Aktualitet Aksident tragjik në rrugën Fier-Lushnje, humb jetën 26-vjeçari

Aksident tragjik në rrugën Fier-Lushnje, humb jetën 26-vjeçari

Foto ilustruese

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi makina që drejtonte doli nga rruga. I riu humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë mori plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.