Aktualitet Gjiri i Vlorës më i sigurt/ Largohen 220 municione nga zhytësit shqiptarë...

Gjiri i Vlorës më i sigurt/ Largohen 220 municione nga zhytësit shqiptarë dhe ata francezë

Rreth 220 municione të kalibrave të ndryshëm janë nxjerrë nga zhytësit shqiptarë dhe ata francezë nga ujërat e gjirit të Vlorës.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndau sot foto nga ky operacion i cili sipas tij “e bën gjirin e Vlorës më të sigurt”.

Peleshi informoi se 220 municionet e kalibrave të ndryshëm iu dorëzuan për asgjësim xhenierëve tanë.

“Gjiri i Vlorës është tashmë më i pastër dhe më i sigurt. Zhytësit shqiptarë dhe francezë nxorën nga fundi i detit rreth 220 municione të kalibrave të ndryshëm, të cilat iu dorëzuan për asgjësim xhenierëve tanë”, tha Ministri.