Bota Hyn në fuqi ligji që ndalon përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimëshe

Hyn në fuqi ligji që ndalon përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimëshe

Në Bashkimin Europian hyri në fuqi të dielën ligji që ndalon përdorimin e produkteve njëpërdorimëshe të tilla si pjata, gota plastike.

Komisioni Europian njofton se që nga sot në tregun e BE-së nuk do të mund të hyjnë produktet plastike të tilla si pjata, pirunë, thika, gota, pastrues për veshët dhe pipeta të cilat përdoren dhe hidhen.

Në kuadër të kësaj përfshihen edhe kutitë e ushqimeve dhe pijeve të prodhuara nga polistireni. Me ligjin e ri synohet pakësimi i përdorimit të produkteve plastike me një përdorim të vetëm që kanë alternativë.

Sipas KE-së, 80% e ndotjeve në detet e botës e përbëjnë produktet plastike.

Mbetjet plastike krahas krijesave të detit mund të infektojnë edhe ushqimet që përdorin njerëzit. BE-ja synon që produktet plastike të jenë të ripërdorshme dhe të riciklueshme.