Nga Ben Sales, The Jerusalem Post
Një kandidate republikane për kongresin amerikan, Marjorie Taylor Greene, e ka quajtur vazhdimisht George Soros një “armik të popullit”.
Rudy Giuliani tha se Soros “ka si qëllim të shkatërrojë qeverinë tonë për ndonjë arsye të tij të sëmurë që shkon përtej sfondit të tij psikik”.
Një kolumnist i Chicago u ul në detyrë pasi fajësoi protestat dhe trazirat e fundit mbi Soros. Gjatë një dite u postuan 500,000 statuse negative për Soros, dhe këto vetëm disa muajt e fundit.
Soros, i cili mbushi 90 vjeç muajin e kaluar, ka dhënë miliarda dollarë për një sërë çështjesh progresive, duke u bërë një makth për republikanët dhe konservatorët në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën.
Ai gjithashtu është bërë ndoshta shënjestra kryesore e atyre që kanë përdorur Sorosin si një figurë shekullore të një financieri të pasur hebre, i cili është në kontroll të politikanëve dhe lëvizjeve politike.
Por teoritë e konspiracionit në lidhje me Sorosin dhe kontrollin e tij nuk janë ndalur. Vitet e kaluara janë zbuluar konspiracione në lidhje me Sorosin të shtyrë nga figura publike si Presidenti Donald Trump, kryeministri Hungarez Viktor Orban dhe Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit.
Këtu janë disa akuza mbi Soros, filantropinë e tij, dhe pse disa njerëz nuk e duan atë dhe kufirin ndonjëherë të paqartë midis kritikës legjitime dhe antisemitizmit.
George Soros është një financues hebre, hungarezo-amerikan që i mbijetoi Holokaustit. Soros njihet si një financues i cili ka fituar miliarda përmes investimeve dhe një filantrop që është përpjekur të përhapë vizionin e tij për një “shoqëri të hapur” liberale ndërkombëtarisht.
I lindur në Hungari në vitin 1930 nga një familje hebrenjsh, Soros ishte 13 vjeç kur ndodhi Holokausti në vendlindjen e tij, Budapest. Soros i mbijetoi gjenocidit duke u fshehur dhe u zhvendos në Londër dhe më pas në New York, ku nisi një karrierë të suksesshme në Wall Street si pronar i fondeve mbrojtëse.
Ai është i njohur veçanërisht për atë që quhet e “Mërkura e Zezë”, viti në të cilin ra paundi britanik (1992).
Një tjetër teori konspirative në lidhje me Sorosin, tregon se ai ishte një bashkëpunëtor me nazistët dhe jo një fëmijë i mbijetuar. Soros ka investuar miliarda dollarë në financimin e fushatave pro-demokracisë, kauzave liberale në të gjithë botën dhe grupeve të majta në Izrael.
Në vitin 1979, Soros themeloi organizatën e bamirësinë së tij. Ai ka dhuruar fonde kundër aparteidit në Afrikën e Jugut. Më vonë ai u dhuroi fonde një organizate në Hungari dhe një pjesë tjetër në bllokun komunist, duke promovuar demokracinë, lirinë e fjalës dhe tregjet e lira.
Ai themeloi Universitetin e Europës Qendrore në Hungari dhe ofroi bursa për studentët nga vendet me regjime shtypëse (përfshirë Orbanin, kundërshtarin e tij të ardhshëm).
Soros ka promovuar kauzat e majta në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2004, në të cilin ai u bë financues kryesor i politikanëve demokratë ndoshta edhe më i madhi. Në fushatën e vitit 2016, ai ishte donatori i 12-të më i madh politik për secilën parti në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të OpenSecrets, dhe donatori i pestë më i madh për Hillary Clinton. Këtë vit, deri më tani, ai është donatori i 23-të më i madh për secilën parti në vend.
Ai gjithashtu ka financuar kandidatët për avokat në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke shpresuar se do të avancojë kauzën e reformimit të sistemit të drejtësisë penale dhe politikave të anti-drogës pasi doli në përfundimin se zyrtarët amerikanë duhet ta trajtojnë varësinë si një sëmundje dhe jo si një krim.
Soros gjithashtu ka ndihmuar një grup të krahut të majtë izraelit dhe palestinez për të drejtat e njeriut që kanë kundërshtuar pushtimin e Izraelit në Bregun Perëndimor. Përveç kësaj, duke filluar në vitin 2008, ai dhuroi afërsisht 750,000 dollarë për J Street, lobin liberal amerikan të Izraelit.
Konservatorët kanë kritikuar aktivizmin e Sorosit për dekada, duke thënë se ai ka nxitur polemika midis hebrenjve amerikanë. Për shkak se ai është një filantropist i rëndësishëm, Soros është bërë një armik për konservatorët. Ashtu si shumë liberalë kanë kritikuar Sheldon Adelson ose Charles Koch për mega-filantropinë e tyre ndaj republikanëve, konservatorët kanë kritikuar kontributet e Soros për demokratët.
Soros gjithashtu ka pasur kritika nga udhëheqësit hebrenj amerikanë për pikëpamjet e tij mbi çështjet e hebrenjve. Përveç filantropisë së fondacionit të tij ndaj grupeve të krahut të majtë izraelit, Soros nuk ka dhuruar fonde për organizatat hebraike dhe ai është larguar nga marrëveshja hebraike-amerikane për çështjet thelbësore si Izraeli dhe antisemitizmi.
Në vitin 2007, Soros shkroi, “Unë nuk jam një Sionist, as nuk jam praktikues hebre por kam një simpati të madhe për shokët e mi hebrenj dhe një shqetësim të thellë për Izraelin”.
Ai gjithashtu kritikoi “ndikimin gjithnjë e në rritje të Komitetit Amerikan të Çështjeve Publike të Izraelit”, duke akuzuar lobin pro-Izraelit dhe “mbështetësit e Irakut”.
Katër vite më parë, ai foli në një takim të financuesve hebrenj dhe tha se kishte “një ringjallje të antisemitizmit në Europë. Politikat e administratës Bush dhe Ariel Sharon në Izrael po kontribuonin në këtë”. Komentet e vitit 2003 shkaktuan zemërim. Abraham Foxman, drejtor kombëtar i Lidhjes Anti-Shpifje, i quajti ata “një produkt i thjeshtë, joproduktiv, i njëanshëm dhe fanatik.
Deri në vitin 2008, kur lobi liberal i Izraelit, J Street mori mbështetje financiare nga Soros, grupi nuk bëri të ditur përfshirjen e tij për shkak të polemikave të shkaktuara nga aktivizmi i mëparshëm i Soros, tha presidenti i J Street Jeremy Ben-Ami në 2010.
“Sipas pikëpamjes së tij, sulmet kundër tij nga pjesë të caktuara të komunitetit nënkuptojnë mbështetje për ne”, tha Ben-Ami për Agjencinë Hebraike në atë kohë. “Ai ishte i shqetësuar se përfshirja e tij do të përdorej nga të tjerët duke hedhur poshtë çdo përpjekje”.
Kohët e fundit, kritikat ndaj Sorosit kanë tingëlluar antisemitike. Në vitet e fundit, kritikat ndaj Sorosit janë larguar gjithnjë e më shumë nga antisemitizmi, duke treguar që ai po përpiqet për të kontrolluar njerëzit ose duke i akuzuar ata. Akuzat flasin për një konspiracion të vjetër hebre që organizojnë komplote ndërkombëtare për të sunduar fshehurazi botën përmes parave.
Në vitin 2010, krahu i djathtë Glenn Beck transmetoi një seri segmentesh në Fox News duke akuzuar Sorosin si një “mjeshtër kukullash” (dikush që kontrollon veprimet e të tjerëve në fshehtësi). Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Soros po paguante për protestat kundër kandidatit të Gjykatës së Lartë në atë kohë, Brett Kavanaugh.
“Stereotipi më i vjetër i antisemitizmit ka të bëjë me hebrenjtë dhe paratë”, tha Foxman. “Shkon deri në kthimin e Jezusit për 30 copë argjendi.
Ajo që ka ndodhur në vitet e fundit është që Soros është bërë figura kryesore e një stereotipi hebre ndërkombëtar. Ai është bërë një ikonë”.
Ndonjëherë akuzat vijnë së bashku me meme që tregojnë kontrollin e pretenduar të Sorosit. Njëra, e përdorur nga Beck, tregon Soros me dorezën e një marionete. Një tjetër tregon Sorosin që kontrollon njerëzit me tentakulat e oktapodit.
Një tjetër teori konspirative pretendon në mënyrë të gabuar se Soros ishte një bashkëpunëtor nazist. Në të vërtetë, ai fshihej duke u hequr si një burokrat hungarez. Ai ishte fëmijë në atë kohë dhe është një i mbijetuar i Holokaustit, jo një kriminel. Ndonjëherë është e vështirë të thuash kur kritikat janë legjitime ose fanatike.
Dallimi midis kritikës legjitime të aktivizmit të Sorosit dhe gjuhës kritike antisemitike nuk është gjithmonë e qartë. Zyrtarët republikanë kanë reaguar ashpër ndaj grupeve liberale duke e kritikuar Sorosin dhe donatorët e tjerë hebrenj për financimin e fushatave demokratike.
Zyrtarët, udhëheqësi republikan i Dhomës, Kevin McCarthy dhe senatorja Susan Collins , nuk kanë treguar histori të antisemitizmit dhe nuk i kanë identifikuar donatorët si hebrenj. Donatorët në fjalë janë në fakt ndër financuesit kryesorë të fushatave demokratike. Por kritikët thanë se deklaratat përmbanin reagime antisemitike të hebrenjve të pasur të cilët përdorën paratë e tyre për të kontrolluar politikanët.
Në tetor 2018, McCarthy shkroi në Twitter, “Ne nuk mund t’i lejojmë Soros, Steyer dhe Bloomberg të BLEJNË këto zgjedhje!” Michael Bloomberg është gjithashtu hebre, dhe Tom Steyer është me origjinë hebraike. Në Twitter, gjithashtu u shfaqën foto, bardh e zi të Soros. Steyer dhe Bloomberg ishin dy donatorët kryesorë Demokratë në 2018, ndërsa Soros ishte donatori i pestë më i madh, sipas të dhënave të fushatës OpenSecrets.
McCarthy fshiu postimin, pasi disa ditë më përpara Soros u kërcënua me një bombë në shtëpinë e tij. Muajin e kaluar, Collins u përball me akuza ndaj një demokrati të Senatit, Chuck Schumer dhe thirri dy donatorë të fushatës së kundërshtarit të saj, Donald Sussman dhe George Soros. Sussman, Soros dhe Schumer, të gjithë hebrenj.
“Nëse do të thuash që Soros kontribuoi në një kauzë të caktuar, qofshin të drejtat palestineze apo reforma në drejtësinë penale, kjo nuk është antisemitike, kjo është diçka që po ndodh”, tha Emily Tamkin, autore e “Ndikimi i Soros”, “Një libër i fundit mbi filantropinë e Sorosit dhe teoritë e konspiracionit që e rrethojnë atë”.
Por kur Soros akuzohet për gjëra të tilla si heqja e lirisë amerikane, tha Tamkin, kalon kufirin e antisemitizmit.
“Ju po shkatërroni agjensinë në të cilën njerëzit po bëjnë punën e tyre dhe po ata duken si mashtrues të Sorosit, gjë që është fyese për ta dhe gjithashtu antisemitike sepse duket sikur Soros është një marionetë,” tha ajo.
Një komplot i Sorosit rreth imigracionit ka nxitur dhunën.
Fiksimi i ekstremit të djathtë me Sorosin duket se është përshpejtuar me Orban, udhëheqësin e djathtë nacionalist hungarez që e ka bërë Sorosin një shënjestër të fushatave të tij. Orban ka fajësuar Sorosin për nxitjen e refugjatëve për të hyrë në vend dhe ka ndërmarrë veprime kundër projekteve të tij. Në vitin 2017, Orban vendosi një sërë posterash në të gjithë Hungarinë me fytyrën e qeshur të Sorosit në të cilën shkruante, “Le të mos lejojmë që të jetë hera e fundit që Soros qesh”.
Për të djathtën ekstreme në Shtetet e Bashkuara, Soros është bërë personifikimi i një teorie konspirative e quajtur Zëvendësimi i Madh, i cili akuzon hebrenjtë për sjelljen e emigrantëve në vendet ku jetojnë njerëzit me ngjyrë për të zëvendësuar këta të fundit.
Në fund të vitit 2018, ishte një burrë i cili kërkonte të lëndonte armiqtë e Trump, i cili i dërgoi një bombë më postë në shtëpinë e Sorosit. Ditë më vonë, një person i armatosur hyri në Pittsburgh dhe vrau 11 hebrenj, duke i fajësuar ata për sjelljen e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu kishte kërcënuar Sorosin në mediat sociale.