Pas caktimit të sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit nga Gjykata Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar, për ish-ministrin Ilir Beqaj, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Beqaj është drejtues i Agjencisë Shtetërore e Programit Strategjik dhe te Koordinimit te Ndihmës së Huaj, në varësi të kryeministrit.
I pyetur nga mediat për arsyen e largimit ai është përgjigjur: “Më është komunikuar nga SPAK një mase sigurie”.