Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë.
Seancën e kaluar u paraqit ekspertiza e re nga SPAK, e cila e ka përllogaritur dëmin për projektin e promenadës bregdetare.
Prej 27 shkurtit, Dako ndodhet në arrest shtëpie pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit.
Ankimi i SPAK për rikthimin e tij në qeli u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Vangjush Dako nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure ku u mor zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste.