Kompania në pronësi të kapitenit të përfaqësueses spanjolle dhe Realit, Sergio Ramos u gjobit me 250 mijë euro për prerje të paligjshme të pemëve në Madrid.
Kompania u shpall fajtore për prerjen e rreth 90 lisave qindravjeçarë dhe pishave në një pronë private.
Përveç gjobës në vlerë 250 mijë euro, kompania detyrohet që në periudhën e ardhshme të mbjellë tre herë më shumë pemë në krahasim me rreth 90 pemët e prera.