Zyrtarët e Venecias gjobitën arkitektin spanjoll Santiago Calatrava me 78,000 euro për projektin e urës mbi Kanalin e Madh, i cili nuk mund të mbajë një numër të madh turistësh.
Vendimi u mor nga një gjykatë në Itali në 9 gusht, duke deklaruar se Calatrava ishte treguiar neglizhent në procesin e ndërtimit, pasi është marrë me ura të tjera, siç janë ato në Dallas dhe Calgary.
Ura Ponte della Costituzione, e gjatë rreth 90 metra, u ndërtua në vitin 2008 dhe u emërua sipas Kushtetutës italiane në 60-vjetorin e kësaj të fundit.
Një proces gjyqësor nga zyrtarët e qytetit thoshte se ura me kornizë çeliku dhe panele xhami nuk mund t’i rezistojë dyndjes së turistëve dhe valixheve të tyre.
Ky nuk është projekti i parë problematik i Calatravas, pasi projekti i tij i Solitaire i Chicago Spire u anulua në 2015, ku arsyeja e vërtetë u fsheh te gjoja “kriza globale ekonomike”.
Polemikat rreth urës janë më të fundit në një seri problemesh që kanë pllakosur Venecian, e cila përballet me efektet e mbipopullimit me turistë.